21 janari, Severin: Qeveria pengon hetimin

16/02/2011 12:40

Zëvendëspresidenti i grupit socialdemokrat në PE, Adrian Severin duke folur për situatën në Shqipëri ka denoncuar dhunën e përdorur ndaj demonstruesve më 21 janar.

Sipas tij, qeveria po pengon hetimin e ngjarjes nga Prokuroria.

“Policia përdori armë ndaj demonstruesve në 21 janar. Qeveria përdori municione luftarake ndaj protestuesve dhe nuk lejon të hetohet, duke marrë në mbrojtje dhunuesit. Qeveria inkurajon ata që qëlluan mbi protestuesit”, është shprehur Severin.

“Ato që nuk pranuam në Egjipt dhe Tunizi nuk i pranojmë për Shqipërinë. Qeveria shqiptare nuk zbatoi rezolutën e PE-së”, shtoi ai.

Top Channel