PS mbledh grupin parlamentar

15/02/2011 10:00

Partia Socialiste ka mbledhur grupin e saj parlamentar, një ditë para seancës plenare ku do të diskutohet për heqjen e imunitetit për Ilir Metën dhe Dritan Priftin.

Sipas informacioneve të fundit, në këtë mbledhje pritet të zhvillohen diskutime edhe për situatën politike në vend, e tensionuar pas ngjarjeve të 21 janarit.

Në seancën e nesërme parlamentare do të diskutohet edhe drafti i Partisë Demokratike për kufizimin e imunitetit të deputetëve, gjë që u kundërshtua nga lidershipi i PS në konferencën e kryetarëve.

Top Channel