Pollo informon PPE për krizën e 21 janarin

15/02/2011 23:25

Përpara debatit të mbrëmjes mbi Shqipërinë gjatë seancës plenare, Strasburgu është synuar jo vetëm nga përfaqësuesit e opozitës, por dhe nga ata të qeverisë.

Në një takim të posaccëm të PPE-së me temë “Shqipëria, integrimi pas krizës”, Ministri Genc Pollo ka bërë të ditur qendrimin e mazhorancës mbi ngjarjet e janarit, nga protesta e dhunshme e opozitës me shishe molotov përpara kryeministrisë deri në kërkesën e prokurorisë për të arrestuar zinxhirin drejtues të Gardës së Republikës, pa një hetim të mirëfilltë, sipas tij.

Ai shtoi se opozita ka vendosur të bojkotojë zgjedhjet lokale dhe ka kërkuar qeveri teknike deri në zgjedhjet e parakohëshme, ccfarë sipas ministrit, binte ndesh me Kushtetutën e Republikës.   

Ministri shqiptar për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e Komunikimit, Pollo, ju bëri thirrje 12 eurodeputetëve të pranishëm në salle që të merrnin pjesë në debatin e mbrëmjes mbi Shqipërinë, duke kërkuar prej tyre që mundësisht të përsërisnin linjat e qendrimit të shprehur edhe në rezolutën partiake të PPE-së kundër liderit socialist Rama 4 ditë më parë, sicc u shpreh ai  në gjermanisht.

Ndryshe nga deklaratat e mëparëshme ku të djathtët europianë nuk kanë njohur krizën politike në vend, në këtë panel, jo vetëm është njohur ekzistenca e krizës, por u diskutuan dhe mundësitë e integrimit të Shqipërisë pas kapërcimit të saj.

Të pranishmit krahasuan Shqipërinë me Bullgarinë e Hungarinë e viteve ‘90, dhe u fol për stilin e ri “neo-otoman” të socialistëve që po haset në europën juglindore.

 

Përgatiti: Arta Tozaj

Top Channel