Jep dorëheqjen Leonard Beqiri

15/02/2011 16:35

Jep dorëheqjen nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Meteorologjisë, Leonard Beqiri, i cili akuzohet se është përfshirë në një aferë kur ishte zëvendësministër i Ekonomisë.

“Është një akt moral ndaj akuzave të medias ndaj meje”, është shprehur Beqiri.

Ai shfaqet në videon e zbuluar nga eksperti amerikan së bashku me ish ministrin Dritan Priftin, një video për të cilën është kërkuar edhe heqja e imunitetit të këtij të fundit.

Top Channel