Indi, vret djalin dhe akuzon kreditorët
15/02/2011 18:50
Nën presionin e kreditorëve-miq të cilëve u detyrohej para, një tregtar i vogël indian i Nju Delhit ka vrarë të birin 4 vjeçar duke u përpjekur të hidhte mbi ta fajin.
Rakesh Kumar më 9 shkurt ka shkuar në polici për të denoncuar humbjen e të birit.
Trupi i fëmijës është gjetur në një kanal dhe autopsia ka nxjerrë se vdekja është shkaktuar nga mbytja.
Kumar është përpjekur të hedhë fajin tek miqtë e tij, por nuk duroi më dhe në fund tregoi vrasjen.
Top Channel