Fyle: Shqipëria e bllokuar nga kriza politike

15/02/2011 23:00

Komisioneri për Zgjerim Shtefan Fyle raportoi në Parlamentin Europian mbi situatën në Shqipëri, duke e cilësuar vendin, për herë të parë,  “të bllokuar në një krizë politike”.

Fyle rrefeu se “ngërçi i tejzgjatur politik përfundoi në 4 vdekje  të panevojshme më 21 janar”. Ai përmendi 4 misionet e të dërguarit të posaçëm të BE-së në Shqipëri, Lajçak, në lidhje me parandalimin e dhunës, ndalimit të abuzimit verbal ndaj institucioneve të pavarura, gjetjes së dialogut politik, dhe nisja e punës për përmbushjen e 12 prioriteteve kyçe të Komisionit. Fyle tha se vullneti i mirë dhe ndihma e BE-së nuk mund të zëvendësojnë dialogun që duhet arritur mes 2 udhëheqësve në vend.

Komisioenri për Zgjerim bëri thirrje ndaj eurodeputetëve që të përcillnin dhe ata mesazh të fortë ndaj partive simotra shqiptare, duke thënë se oferta e Komisionit është në tryezë: “Përmbushni kriteret e Kopenhagenit, plotësoni 12 prioritetet kyçe, ose nuk keni asgjë”.

Komisioneri i bëri thirrje kryeministrit Berisha nga Strasburgu që të krijojë një mjedis vërtet gjithëpërfshirës politik, ndërsa mesazhi i tij ndaj kryesocialistit Rama ishte se partia e tij është “opozitë e vërtetë konstruktive, që gëzon si të mirat dhe përgjegjësitë e kësaj klime politike”.

Top Channel