Ngjela: Berisha shkaktoi masakrën

14/02/2011 14:25

Kryetari i PLD-së, Spartak Ngjela duke folur në emër të opozitës së bashkuar, ka deklaruar se kryeministri Sali Berisha shkaktoi masakrën e 21 janarit dhe për këtë provat janë plumbat e Gardës së Republikës.

“Sali Berisha manipuloi zgjedhjet, bëri aleancën e korrupsionit, refuzoi transparencën e zgjedhjeve dhe bëri masakrën e 21 janarit. Provat janë plumbat e gardës”, tha Ngjela.

“Kryeministri Berisha kishte bërë përgatitje për terror. Qeveria terroriste bëri 4 dëshmorë të lirisë. Në 18 shkurt do të demonstrojmë dhe për të rënët e lirisë”, theksoi ai.

Top Channel