Meta-Prifti, të mërkurën vendimi

14/02/2011 19:15

Konferenca e kryetarëve të partive politike ka vendosur që seanca e ardhshme parlamentare do të mbahet ditën e mërkurë, në të cilën do të diskutohet cështja e imunitetit për Ilir Metën dhe Dritan Priftin.

Sipas informacioneve të fundit, në seancë pritet të diskutohet edhe drafti i mazhorancës për kufizimin vullnetar të imunitetit nga ana e deputetëve.

Por gjatë mbledhjes, kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci dhe deputeti Namik Dokle janë shprehur kundër shqyrtimit të këtij propozimi.

Parlamenti do të rifillojë kështu rrjedhën e tij normale pas një ndërprerjeje jo pak të gjatë për shkak të krizës politike që kulmoi me protestat e 21 janarit.

Top Channel