Dhuratat e Shën Valentinit në Shqipëri

14/02/2011 19:00

Në ditën e dashurisë, ishte e natyrshme që emisioni i pasdites në Top Channel t’i dedikohej dhuratave që njerëzit bëjnë në këtë ditë të veçantë.

Shën Valentini është dita më e shumëpritur e vitit për çiftet e të dashuruarve. E tillë është edhe dhurata, simboli i kësaj dite, e cila për shumë të dashuruar mbart më vete edhe një ngarkesë të madhe emocionale.

Megjithatë, ditë para 14 shkurtit, veçanërisht ata që e festojnë prej shumë vitesh, bien në përsëritje dhe shpesh i bëjnë pyetjen vetes se çfarë duhet të blejnë këtë vit për të suprizuar partnerin ose partneren.

Bizhuteritë dhe lulet janë zgjedhjet kryesore të njerëzve të intervistuar në rrugë, por të gjithë pranojnë se është tepër e vështirë të idenfitikosh dhuratët e duhur.

Bizhutë janë shoqet më të mira të femrave, prandaj argjendaritë janë veçanërisht të mbushura në këto ditë. Sipas shitësve të dyqanëve, idetë dhe mundësinë e zgjedhjes janë shtuar në këtë vit

”Ajo çfare është më intersante këtë vit, është se dhuratat janë blerë nga dy partnerët njëkohësisht. Përshembull, ka varëse ose unaza çifte, të cilat blihen nga të dy partneret dhe ndahen midis tyre.

Duke qenë se janë pjesë të njëra-tjetrës, kanë edhe një domethënie të veçantë për të dashuruarit”, thotë shitësja e një prej dyqaneve në fjalë.

Por, kush mendon më shumë për Shën Valentinin? Në dyqane merr të njëjën përgjigje: femrat. Janë po ato që mbeten më shumë të zhgenjyera nëse nuk marrin një dhuratë.

Kjo shpjegon dhe statistikën që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 53% e femrave, nëse s’marrin dhuratë për Shën Valentin, ndahen nga partneri.

”Që përpara një jave kanë ardhur çiftet e para për të kërkuar dhuratat e Shën Valentinit”, vazhdon punonjësja e argjendarisë. “Sigurisht, edhe neve na ka bërë përshtypje, por është e qartë që interesi i çifteve të reja këtë vit ka ardhur në rritje”.

Por, nëse sot çiftet janë tërhequr gjithnjë e më shumë drejt dyqaneve për të zgjedhur dhuratën e duhur, shumë shekuj me parë, dhuratat ishin më modeste.

Ne shekullin XVI, pikërisht më 14 shkurt, si shenje dashurie jepeshin dhurata të tilla si; doreza, çorape dhe shami. Ne shekullin XVII, mbizotëronin veshjet dhe nje shishe vere.

Ne shekullin XVIII shfaqen kartolinat e para për ditën e dashurisë. Ishte zakon që ato kartolina të punoheshin vetë nga personi që do t’i dërgonte.

Kartolinat zbukuroheshin me gërma të florinjta dhe dantella. Ne pjesën më të madhe të tyre shkruheshin poezi dashurie. Ndërsa disa kartolina zbukuroheshin me zemra dhe brenda i futeshin qeska parfumi.

Mbas vitit 1850, u shtypën kartolinat e para për ditën e Shën Valentinit dhe u nxorrën në treg për t’u shitur. Që prej asaj kohe, Shën Valentini u përdor edhe për interesa fitimi në biznes.

Por, në një farë mënyre a rrezikojmë që këtë ditë dashurinë ta masim me kutin monetar? Në parim, të gjithë thonë jo.

Njerëzit e intervistuar rastësisht theksojnë se një fjalë e bukur e bën gjithmonë punën e saj, ndërsa një çokollatë, në çdo rast mbetet një dhuratë e preferuar.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel