21 janari, Ngjela në Prokurori

14/02/2011 11:55

Kryetari i PLD-së, Spartak Ngjela është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës ku do të dëshmojë për ngjarjet e 21 janarit.

Ai është një ndër politikanët kryesorë të opozitës që është vënë nën sulmin e mazhorancës për dhunën e shkaktuar në demonstratë.

Ngjela do të pyetet për deklaratat e tij në media, para, gjatë dhe pas 21 janarit.

Top Channel