Sulmet e PD ndaj Ina Ramës, reagon PS

13/02/2011 21:00

Partia Socialiste me anë të anëtares së Asamblesë, Megi Ajtyresa ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike kundër Ina Ramës duke i quajtur këto akuza si sulme të “kusarëve në pushtet”.

Ajtyresa tha se pikërisht për këtë Prokuroria e Përgjithëshme ka mbështetjen e të gjithë shqiptarëve dhe ftoi qytetarët për të marrë pjesë në protestën e 18 shkurtit, për t’i dhënë fund sipas saj, kusarisë dhe vendosjen e drejtësisë në vend.

“Cdo ditë Saliu sulmon Ina Ramën përmes gardistëve të tij deputetë. Sot u shpreh i indinjuar për arrestimin e gardistëve të tij të akuzuar për vrasje, i quan heronj se vranë e prenë njerëz të pafajshëm. Sot Ina Rama sulmohet nga kusarët në pushtet, ja pse sot Prokuroria e Përgjthëshme ka mbështetjen e të gjithë shqiptarëve. E premtja 18 shkurt është dita që cdo qytetarë t’i japë fuqi demonstratës, të gjthë në demonstratë t’i japim fund kusarisë dhe vendosjen e drejtësisë në këtë vend”, tha Megi Ajtyresa.

Top Channel