Imuniteti, reagon Dritan Prifti

12/02/2011 17:15

Pas publikimit të lajmeve për një video të dytë ku tregohet Dritan Prifti dhe zëvendësministri i Ekonomisë, Leonard Beqiri duke numëruar 70 mijë euro, ka reaguar ish ministri i Ekonomisë. (UPDATE)

Prifti në një deklaratë për mediat thotë se “për mua është surprizë kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila i kërkoi Kuvendit autorizim për ndjekjen time penale”.

“U njoha me kërkesën e Prokurorisë sot pasdite. Prokuroria dyshon se është bërë … korrupsion, pasi ka parë një video të re të regjistruar nga vetë unë, si video e Ilir Metës. Kush e beson që unë do filmoja veten duke bërë korrupsion?, thotë Prifti.

“Do e kisha sqaruar lehtësisht situatën nëse do më ishte bërë një thirrje e thjeshtë për sqarim. Me imunitet apo pa imunitet, unë mirëpres bashkëpunimin me Prokurorinë në të ardhmen. Në situatën që po kaloj, pas publikimeve dhe denoncimeve të shkuara, meraku i vetëm që unë kam është siguria e jetës sime dhe familjes”, përfundon deklaratën e tij ish-deputeti Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Top Channel