Lajçak: Kriza po thellohet

11/02/2011 19:55

Europianet shfaqen te hutuar, te pashprese, te zhgenjyer, por edhe talles me lidershipin politik shqiptar.

Ne raportimin e dyte te drejtorit menaxhues per krizat ne Ballkan perballe grupit te punes per kete rajon ne Parlamentin Europian, Miroslav Lajçak kembengul se BE nuk ndermjeteson dhe se ai nuk do te kthehet me ne Shqiperi nese vete lideret e vendit nuk ofrojne hapa konkrete per zgjidhjen e krizes.

Bisedat e Lajçak me Berishen e Ramen dhe nderhyrjet e te djathteve dhe te majteve europiane nxjerrin ne pah detaje nga gjendja e deshperuar, per arsye te ndryshme, e dy krereve politike ne Tirane, por edhe nga draft-marreveshja mjaft e perfolur e PE-se, gjate e pas “Krokodilit”, si perpjekje e europianeve per zgjidhjen e ngerçit qe para disa muajsh.

Ne emer te transparences se plote me publikun, ne momentin kur fatet e vendit varen shume nga sjelljet e politikaneve shqiptare dhe europiane pavaresisht grupimeve politike, Top Channel zbardh dhe publikon edhe kesaj here pjesen derrmuese te diskutimit me dyer te mbyllyra qe u zhvillua ne Bruksel.

Miroslav Lajçak, drejtori menaxhues i BE-së për krizat në Ballkan:

“Situata ne pergjithesi eshte me e qete se perpara, por kriza politike po thellohet. Ata mendojne se nuk mund ta zgjidhin kete krize dhe presin ndihmen tone. Nderkohe qe, ata nuk jane ende gati per te bere pjesen e tyre te punes. Ata besojne se Bashkimi Europian do zgjidhe problemin ne vend te Rames e Berishes, cfare nuk eshte normale. U mundova te tregohem i qarte me ta se BE nuk ndermjeteson. Aty ka disa hapa pozitive. Se pari, siç e dime, Z. Berisha hoqi dore nga protesta dhe u lejua qe te merret ne pyetje Garda e Republikes. Ne anen tjeter, pas demonstrates se pare, te tjerat kane qene shume te qeta e te paqshme, Rama potencialisht i ka kontrolluar ato. Tani, mesazhi im me i rendesishem ndaj z.Berisha, ishte qe te ulej pershkallezimi i situates. Pata nje diskutim te ashper mbi faktin pse organi i komisionit hetimor parlamentar nuk eshte i duhur, pse eshte i gabuar e se i duhet dhene fund retorikave.

Ai u mundua qe ta kuptonte. Kryeministri tha se do te ishte mbeshtetes e se ai po kerkon qe situata te stabilizohet. Ai u demonstrua shume  konstruktiv e me tha ‘Vetem me thuaj ç’te bej tani’. Dhe une i thashe atij, se ishte pergjegjesia e tij qe te kujdesej per gjithe kete histori. Ata kane shume frike se mos humbasin liberalizimin e vizave dhe luten qe kjo te mos ndodhe. Ju fola per zgjedhjet lokale e qe te ndjekin axhenden europiane, cfare mbetet ende per t’u bere ne menyre qe te permbushet lista e kerkuar. Te dy palet po e konsiderojne mundesine e dialogut. Rama nuk do te njohe rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe qendrimin e Komisionit se Shqiperia eshte vend parlamentar funksional. Rama do te donte qe ne te shpreheshim per zgjedhjet e parakohshme dhe ai na fajeson pse BE nuk shpreh nje mesazh te qarte mbi kete. Ne pergjithesi vizita ishte e dobishme. U shpjegova atyre se nese do te duhej qe te vinim per te treten here, duhet te kishim, pertej qendrimeve, edhe dicka konkrete. Jam i shqetesuar mbi zgjedhjet lokale, pasi socialistet po bojkotojne emerimet ne komisionet zgjedhore. Rama me tha se ai do te preferonte qe te shtynte zgjedhjet lokale, me qellim qe kjo periudhe te perdorej per te punuar mbi ligjin elektoral. Une jam gati te shkoj atje perseri dhe mezi pres qe te kete dicka konkrete. U kam thene se kjo nuk eshte e mire per vendin e per popullin”.

Pas rrefimit te Lajçak, komentet e eurodeputeteve per qendrimet e Berishes dhe te Rames kane shkaktuar te qeshura ne salle, por u  kerkua dhe nje “plan B” nga ana e BE-se per rrugedalje nga situata.

Hannes Swoboda, zëvendëskryetar “S&D” në PE:

“Besoj se te gjithe koleget biem dakord se atje duhet te mbahen zgjedhjet sic duhen. Nevojitet qe zgjedhjet lokale te jene te ndershme, demokratike e transparente”.

Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit per Ballkanin në PE:

“Kur ju niset te flisnit, u bera optimist per pak kohe. Ju thate se Sali Berisha, kryeministri i vendit ju kishte thene ‘na thoni ç’te bejme e ne do ta bejme’. E pabesueshme, Berisha pranon se ka bere gabim, kjo me beri te isha optimist. Por pastaj ju me kthyet ne realitet. Eshte e rendesishme, nese ata seriozisht duan te bisedojne me njeri tjetrin, por ju treguat sesi ata jane skeptik mbi kete dialog. Duhet te ecim me tutje. Seriozisht, mund te themi ç’te duam per kryeministrin dhe shefin e opozites, por Rama refuzon legjitimitetin e zgjedhjeve te kaluara, nuk njeh qeverine si legjitime. Bie dakord me ty se zgjedhjet lokale jane te rendesishme. Nese shtyhen per hir te dialogut mire, por nuk jam i sigurte nese do te arrihej dialogu nderkohe. Jam skeptik qe 2 apo 3 jave kane per te sjelle dialogun mes Rames e Berishes, nese shtyhen zgjedhjet lokale pertej 8 majit. Ndaj shko atje prape e bej dicka”.

Vicktor Bostinaru, zëvendëskryetar i delegacionit per Ballkanin, PE:

“Prape i njejti muhabet. Jane gati ata per dialog? Nese eshte keshtu une do te isha partizan, por ne vezhgimin tim, e me informacionet qe te gjithe ne kemi, Parlamenti Europian u propozoi nje marreveshje, nje draft me disa pika. Dhe ata erdhen, Berisha tha ‘Kurre!’ e askush nuk i tha ‘boll veprove keshtu’ e madje disa prej tyre, perserisin kengen e Berishes.

Se dyti, çeshtja e korrupsionit mes ish zevendeskryeministrit e ish ministrit te Ekonomise. A dini ju nese qeveria ka marre ndonje mase? Eshte e lehte te fajesohet vec njera pale, t’i kerkohen veprime demokratike e kushtetuese. Komisioni Europian perseriste kerkesen per dialog e ja ku jemi me krizen, qe sipas Berishes ishte puc ndaj shtetit organizuar nga Edi Rama, e papritmas na doli se edhe president i Republikes Bamir Topi ishte pjesëmarres, por edhe prokurorja e pergjithshme, Rama, nuk e di si eshte emri i saj. Edhe shefi i SHISH qe nuk paska dhene informacione mbi kete grusht shteti.

Kush mund te besoje tani per gatishmerine dhe objektivitetin e z. Berisha per t’i dhene fund krizes politike me ane te dialogut. Kur ai hedh poshte edhe njerezit qe i ka emeruar vete. Asnje prej ketyre nuk ishte i opozites, te gjithe u zgjodhen nga partia e tij. Une nuk besoj per vete. Ndaj pyetja ime eshte kush eshte Plani B?”

Jelko Kacin, eurodeputet, grupi liberal:

“Une mendoj se Rama nuk do qe te emeroje njerezit ne komisionet zgjedhore sepse ka frike te tregoje emrat e komisionereve te tij, pasi ata do te ekspozoheshin keshtu ndaj korrupsionit e mund te kercenoheshin”.

Debatin per Shqiperine e mbyll Lajçak, i cili perkujton se ne rast te perkeqesimit te metejshem te situates, BE mund te perdore si mjet presioni ndaj te dyja paleve Marreveshjen e Stabilizim Asociimit, me sanksione nepermjet fondeve te para-anetaresimit, te njohura me emertimin IPA, para se te kaloje ne cilesime te tjera per lideret shqiptare dhe qendrimin e BE ndaj tyre.

“E rendesishme eshte qe te nxitet mbajtja e zgjedhjeve te ndershme ne Shqiperi. Ata nuk duan te paguajne asnje cmim per cfare po bejne. Ne nuk mbajme ane. Rama do te ishte me i besueshem nese do te kritikonte funksionimin e institucioneve nga brenda parlamentit. Nese ai nuk beson tek anetaret e vet se nuk do te korruptohen ne komisionet zgjedhore, atehere nuk ka me shprese. Per Berishen, nese atij nuk i pelqejne njerezit, mire, por nuk duhet kurre qe ai te sulmoje institucionet. Ne duhet te vezhgojme mire zgjedhjet lokale”, është shprehur Lajçak.

Situates se pashprese dhe tallese qe rrjedh edhe nga dyert e mbyllura te Parlamentit Europian, aty ku zbulohet me shkoqur se para kamerave c’mendohet e c’flitet per Shqiperine ne Bruksel, qershine mbi torte e ve raportuesi per Shqiperine, Nicolaos Chountis.

Ne debatin ku u fol dhe per situaten ne Maqedoni dhe ne Bosnje-Hercegovine, Chountis nderhyri per te thene se ceshtja e emrit mes Maqedonise dhe Greqise i takon ligjit nderkombetar, ndersa per Shqiperine, vend te cilin e “mbulon” si raportues, ai shtoi vetem se eshte dakord me gjithe ç’u tha nga te tjeret.

Përgatiti Arta Tozaj

Top Channel