Sudan i Jugut, rebelët prishin armëpushimin

10/02/2011 15:25

Të paktën 16 persona kanë mbetur të vdekur, pasi rebelët sulmuan ushtrinë e Sudanit të Jugut, duke prishur kështu një armëpushim të vendosur më parë.

Sipas raportimit të BBC, forcat besnike të George Athor hodhën në erë dy kamiona ushtarakë pranë qytetit të Fangakut, në shtetin e Jongleit.

Athor organizoi një grup rebelësh një vit më parë, pasi pretendoi se zgjedhjet ishin manipuluar, por ai firmosi një armëpushim më parë gjatë muajit.

Përplasjet erdhën ndërsa Sudani i Jugut po përgatitet të shkëputet nga veriu. Pothuajse 99% e sudanezëve jugorë votuan për shkëputjen, në një referendum të zhvilluar në janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA