Portman, një shtatzane elegante

08/02/2011 08:55

Aktorja hollivudiane, Natalie Portman, ishte në qendër të vëmendjes me parakalimin e saj elegant në tapetin e kuq, gjatë takimit të të kandiduarve për një çmim Oscar.

Protagonistja e “Black Swan” mund të fitojë çmimin e Aktores më të Mirë Protagoniste, në edicionin e 83-të të çmimit më prestigjioz në botën e kinematografisë.

Ajo mbërriti në drekën e organizuar një ditë më parë në hotelin Beverly Hills në Kaliforni, e veshur me një fustan të gjerë blu, i cili i fshehte pothuajse tërësisht barkun e saj të zmadhuar.

Pavarësisht se brenda dy muajsh do të bëhet nënë, ajo dukej e mrekullueshme me fustanin e shkurtër dhe takat e larta.

FOTO GALERI
2/4
Gusto të shkëlqyera për prezantimin në Kaliforni

Top Channel