SHBA, Senati: Jo anulimit të reformës shëndetësore

03/02/2011 04:40

Republikanët në Senatin amerikan dështuan në përpjekjen e tyre për të shfuqizuar reformën shëndetësorë të ndërmarrë nga presidenti Obama në vitin 2010.

Sipas analistëve, përfaqësuesit republikanë, me 47 ulëse në Senatin e kontrolluar nga demokratët, ishin të sigurtë që kërkesa e tyre për anulimin e reformës shëndetësore nuk do të miratohej, por kërkuan një votim për të testuar fuqinë e tyre në Dhomën e Lartë të Kongresit amerikan.

Disa ditë me parë, Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar në mazhorancë nga republikanët, mbajti një votim për reformëm shëndetësore, ku votoi pro shfuqizimit të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA