Derrkuci që mendon se është qen

03/02/2011 11:00

Ecën me shkathtësi nëpër tunele, kapërcen me lehtësi pengesat dhe “driblon” shkëlqyeshëm piketat.

Duket sikur bëhet fjalë për një qen të stërvitur mirë, por në fakt është një… derrkuc.

Zonja Williams, një stërvitëse kafshësh në Uells, thotë se Louie ishte më i vogël se derrkucët e tjerë kur e mori 3 muajsh.

“Për arsye sigurie e ndava nga të tjerët. Një ditë, kur po stërvisja qentë për të hyrë në tunel, Louie ishte i pari që e bëri këtë gjë. Hera e parë që shihja një derrkuc që ishte më i mirë se një qen”, shprehet stërvitësja.

Tahmë Louie stërvitet me qentë e tjerë dhe “kolegët” e tij e kanë pranuar në gjirin e tyre.

“Louie i kupton gjërat më shpejt se një qen dhe njerëzit mbesin pa fjalë sa herë që e shohin”, tha zonja Williams.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel