Red Bull prezanton makinën e re
01/02/2011 10:25
Skuderia austriake Red Bull, kampionia në fuqi për konstruktorë dhe pilotë në botërorin e Formula 1, ka prezantuar paraditen e sotme në Valencia (Spanjë) makinën e saj të re.
Makina që do të marrë pjesë në botërorin e Formula 1 në vitin 2011 është dizenjuar nga Adrian Newey.
Pilotët për këtë vit do të jenë sërish gjermani Sebastian Vettel (kampioni i botës në fuqi) dhe australiani Mark Webber.
Me makinën RB7, Red Bull do të tentojë sërish të fitojë kampionatet për pilotë dhe konstruktorë të sezonit të ri të Formula 1.
Top Channel