Shakira transferohet në Barcelonë

31/01/2011 10:40

Shakira ka vendosur të transferohet në Barcelonë.

Në këtë mënyrë, zërat për një histori dashurie mes këngëtares kolumbiane dhe futbollistit të Barcelonës, Gerard Pique, shtohen gjithnjë e më shumë.

Kjo është e dhëna e fundit që mund të konfirmojë vërtetësinë e këtyre thashethemeve.

Është e vërtetë që motra e Shakirës jeton në kryeqytetin katalanas, por arsyeja e transferimit të saj në Spanjë duket se është mbrojtësi i kombëtares spanjolle dhe Barcelonës.

Sigurisht që versioni zyrtar është përqëndrimi i aktivitetit artistik në Europë.

Top Channel