Gruaja e Robbie Keane “shënon” gol

31/01/2011 16:35

Gruaja e futbollistit irlandez, Robbie Keane, befasoi me paraqitjen e saj në plazhet e Dubait, ndërsa bashkëshorti është duke kompletuar transferimin brenda Londrës tek West Ham-i.

Claudine Keane dukej e mrekullueshme, ndërsa po pozonte për një linjë të re veshjesh plazhi për “Ultimo”-n. E fotografuar me një bikini me ngjyrë të argjendtë, ajo dukej veçanërisht e lumtur që i ka shpëtuar të ftohtit anglez.

Ndërkohë, është bërë e ditur se Robbie Keane ka kaluar nga Tottenham-i tek skuadra tjetër londineze e West Ham-it.

Top Channel