Garfield: Ëndërr të interpretosh Spider Man

31/01/2011 09:10

Në më pak se një vit, aktori britanik Andrew Garfield është shndërruar në një yll të kinemasë.

Garfield do të interpretojë Njeriun Merimangë (Spider Man) në filmin që pritet të shfaqet vitin e ardhshëm, ishte i nominuar për Golden Globe dhe është favorit për fitimin e një çmimi BAFTA për aktorët e rinj më të mirë.

“Para disa vitesh isha vërtet i fiksuar pas Spider Man. Dija përmendësh frazat e filmit dhe i përsërisja para pasqyrës”, shprehet Garfield.

Andrew tregon se si e priti lajmin e fitimit të rolit të superheroit të famshëm: “U tremba shumë. Mendova se duhet të filloja punën menjëherë që të dilja sa më mirë në xhirime.”

“Është një ëndërr që bëhet realitet. Jam shumë i lumtur”, përfundon 27-vjeçari.

Top Channel