Eva Longoria, zyrtarisht beqare

31/01/2011 14:15

Eva Longoria është zyrtarisht një grua beqare.

Procesi i divorcit mes saj dhe Tony Parker ka përfunduar.

Një mik i protagonistes së serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara”, tha: “Eva është e lumtur dhe gati për të vazhduar me jetën e saj.”

Aktorja 35-vjeçare u njoh me basketbollistin e famshëm në vitin 2004 dhe dy vite më pas shpallën fejesën.

Cifti u martua në vitin 2007.

Eva Longoria nuk ka humbur shumë kohë sepse sipas mediave amerikane aktorja po frekuenton vëllain e vogël të Penelope Cruz, Eduardon.

Top Channel