Shuhet hasmëria 25 vjecare

30/01/2011 17:50

Pas 25  vitesh familja e Fran Cacurrit, nga fshati Zhejë i Kurbinit del nga ngujimi.

Tre djemtë e familjes Cacurri, por edhe një pjesë e madhe e fisit u ngujuan në shtëpi që prej vitit 1986, atëherë kur Frani,  punonte si roje në një ish-ndërmarrje shtetërore në Mamuras. Aty ndodhi edhe konflikti fatal, që përfundoi me vdekjen e Ndue Dedes.

Fran Cacurri ka disa vite që ka ndërruar jetë, ndërsa tre djemtë e tij të cilët janë rritur brenda shtëpisë dhe me frikën e gjakmarrjes,  nuk kanë mundur as të shkelin në shkollë, kanë kërkuar falje dhe besën e babait të viktimës, Dod Dodës, i cili jeton në Gramëz të Krujës.

Misionarët e pajtimit në Kurbinin pas një kohe të gjatë negociatash kanë mundur të vendosin paqen.

Qindra familje jetojnë të ngujuara si pasojë e konflikteve për gjakmarrje. Edhe pse një vepër penale e parashikuar në Kodin Penal, detyrimi për ngujim nuk është trajtuar në asnjë rast deri tani nga drejtësia.

Misioni i pajtimit kombëtar të Kurbinit ka mundur të kryeje 180 falje dhe ka shmangur përmes pleqësisë qindra konflikte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA