PazzInter, Palermo bie në 45 minutat e dyta

30/01/2011 17:10

Një dygolësh i Pazzinit dhe një tjetër nga Eto’o i kanë dhënë fitoren 3-2 Interit përballë Palermos në ndeshjen e luajtur në San Siro.

Miqtë e mbyllën pjesën e parë të takimit në avantazhin e dy golave, të shënuar nga Mikoli në minutën e 5-të dhe nga Nocerino në minutën e 36.

Goli i parë për zikaltërit mbërrin në minutën e 57, kur blerja më e fundit e tyre, Pazzini shkurton në 1-2. Në minutën e 73 ish-lojtari i Sampdorias gjen sërish rrjetën duke barazpeshuar rezultatin. 3 minuta më vonë, Samuel Eto’o me anë të një 11 metërshi kalon skuadrën e Leonardos në avantazh.

Minutat në vazhdim nuk sjellin ndryshimin e rezultati, ndërkohë që për t’u përmendur është edhe 11 metërshi i humbur për Palermon në minuën e 63 nga Pastore.

Napoli shkatërroi 4-0 Sampdorian. 3 gola të Kavanit dhe një rrjetë e Hamshik i dhanë fitoren napolitanëve që vazhdojnë të ruajnë të njëjtën distancë me vendin e parë që mbahet nga Milani, -4 pikë.

Në sfidën mes Bolonjës dhe Romës ka triumfuar dëbora. Ndeshja e vlefshme për javën e 22 të Serisë A u ndërpre në minutën e 16 të takimit.

Një gol i Erjon Bogdanit në minutat shtesë të takimit i ka dhënë një pikë mjaft të vlefshme Cezenës në sfidën përballë Leces. Ky takim u mbyll në barazim 1-1. Në ndeshjet e tjera, Kaljari mundi Bari 2-1, Xhenoa kaloi Parmën 3-1, ndërkohë që më herët Kievo triumfoi 0-3 në transfertë ndaj Breshias.

Në mbrëmje luhet takimi mes Juventusit dhe Udinezes që mbyll këtë javë të Serisë A.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA