Ervini lë Ermelën në shtëpi

30/01/2011 09:35

Është ndarë, të paktën fizikisht, çifti Ermela-Ervin, pas largimit të këtij të fundit nga shtëpia e Big Brother, si i eliminuari i javës.

Një tjetër i larguar nga shtëpia gjatë javës ka qenë edhe Edisoni, për shkak të paqëndrueshmërisë emocionale.

Për sa i përket raporteve në shtëpi, ato ndoshta po marrin drejtime të reja, sidomos pas leximit të letrave që banorët kanë shkruar gjatë javës për njëri-tjetrin. Ndërkohë që Klodi shkruan një letër, ku shpreh interesin e saj për Ergysin, Petriti i shkruan Klodit fjalë që dëshmojnë interesin e tij për të.

Ndërsa Ogreni, nëpërmjet letrës së tij, i bën të ditur Nedës se do të respektojë vendimin e saj për të qëndruar larg njëri-tjetrit.

Marjeli dhe Ergysi, tashmë me “emrat në kod” Arusha e Madhe dhe Arusha e Vogël do të jenë me mision gjatë javës së ardhshme. Cdo natë, në orën 2.00, do t’u duhet t’i recitojnë një poezi hënës. Nëse arrijnë ta bëjnë këtë, dyshja që njihet për adhurimin e veçantë për ushqimin, do të shpërblehen me ëmbëlsira nga Vëllai i Madh.

Kandidimet: Me perjashtim të vajzave që nuk ishin nominuar më parë, të gjthë të tjerët ishin imun. Për pasojë, në rrezik eliminimi këtë javë janë Alkena, Neda dhe Jonela.

 

Top Channel