Depp kërkon shtëpi në Venecia

30/01/2011 10:30

Aktori Johnny Depp kërkon të blejë një pallat të vogël në Venecia.

Sipas mediave italiane, Depp është i gatshëm të paguajë deri në 10 milionë euro për të.

Objektivi i tij është pallati “Donna Sangiantoffenti”, i cili për momentin është në rikonstruksion.

Prona prej 680 metrash katrorë është vizituar më parë nga aktori gjatë xhirimeve të filmit ‘The Tourist’.

 

Top Channel