Portman shndërrohet në grua të padukshme

29/01/2011 10:05

Aktorja hollivudiane, Natalie Portman, është shndërruar në një grua të padukshme pas triumfit të saj në Globin e Artë, dy javë më parë.

E nominuar për çmimin Oscar dhe shtatzanë me fëmijën e saj të parë, nga Portman-i mund të shikoje vetëm sytë, ndërsa u fotografua përdore me të fejuarin e saj Benjamin Millepied.

28-vjeçarja e “Black Swan” duket aq e kujdesshme për të mbrojtur veten dhe fëmijën e saj të palindur nga i ftohti i Nju Jorkut, sa që vendosi edhe syze të errta, në një ditë ku nuk u duk as gjurma më e vogël e diellit.

Top Channel