Pornostari: Sheen ka luajtur mendsh

29/01/2011 09:30

Një pornostare, e cila ishte së bashku me aktorin Charlie Sheen në festën e orgazuar prej tij pak orë përpara se të shtrohej në spital, e cilësoi Sheen-in si të “luajtur mendsh”.

22-vjeçarja Kacey Jordan, e intervistuar nga revista amerikane “TMZ”, tha: “Ai vjen dhe paraqitet i veshur me Gucci, në dukje shumë elegant, deri sa ulet në tavolinën e ngrënies dhe nxjerr për secilin nga 3,5 gramë kokainë. Po flasim për 20 mijë dollarë substancë”.

Jordan shtoi se Sheen ishte duke konsumuar gjatë të gjithë kohës kokainë, ndërsa po shikonte një film porno me të dhe disa miq për rreth dy orë. Ndërkohë, Sheen kishte porositur disa shishe me alkool dhe i kërkoi pornostarit që të qëndronte më shumë kohë me grupin, pasi kishin nevojë për një bionde.

22-vjeçarja u largua përpara se Sheen të përfundonte në spital. “Nuk mund ta mbaja më ritmin. Ai është tërësisht i sëmurë nga mendja”, theksoi ajo.

Top Channel