Obama telefonon Mubarak

29/01/2011 03:00

Presidenti amerikan, Barak Obama zhvilloi një bisede telefonike me homologun e tij egjiptian për të diskutuar mbi situatën e fundit të krijuar në vendin afrikano-verior.

“Bisedova me Mubarak pas fjalimit të tij drejtuar kombit. Presidenti me siguroi për hapa që do të garantojnë garancinë më të madhe në vend, por tashmë duhet të marrë hapat e nevojshme për të vënë në jetë këto zotime. Shtetet e Bashkuara mbështesin të drejtën për t’u shprehur në Egjipt ashtu si në gjithë botën. Tani duhet të ketë reforma politike, ekonomike dhe sociale”, tha Obama.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka kërkuar ndaljen e dhunës ndaj cdo personi që proteston dhe ka ripërsëritur kërkesën e Uashnigtonit për një qendrim më të butë të forcave të sigurisë ndaj manifestuesve.

Top Channel