“Më fal” s’është fjala më e vështirë për John-in

29/01/2011 10:25

Këngëtari britanik, Sir Elton John, kërkoi falje publikisht për fjalët e rënda fyese që tha në media ndaj një rrjeti supermarketesh.

63-vjeçari u lëshua në një det sharjesh, pasi pa që revista ku ai dhe partneri i tij prezantonin fëmijën e sapolindur ishte censuruar, për të mos e shikuar fëmijët.

Dy ditë më vonë, autori i “Më fal duket se është fjala më e vështirë”, pranoi në një emision radio në Angli se duhet të kishte zgjedhur një mënyrë më të civilizuar për të shprehur indinjatën e tij.

Sër Elton John u bë baba në fundin e dhjetorit, kur një nënë e panjohur lindi fëmijën e ngjizur në laborator me spermën e tij. Këngëtari është i martuar që prej pesë vitesh me 48-vjeçarin David Furnish.

Top Channel