Longoria, më tërheqëse se kurrë

29/01/2011 15:45

Kohët e fundit nuk kanë qenë aspak të thjeshta për aktoren Eva Longoria, pas ndarjes së saj me Tony Parker-in, por protagonistja e “Shtëpiake të Dëshpëruara” u duk veçanërisht tërheqëse një ditë më parë.

Ajo u fotografua e veshur me një fustan rozë, i puthitur pas linjave të trupit, që bënte të dukej me të vërtetë në mënyrë mrekullueshme.

Për 35-vjeçaren përflitet se ka nisur një lidhje së fundmi me vëllain e aktores Penelope Cruiz dhe humori i saj duket se ka ndryshuar ndjeshëm.

Veshja rozë, e shoqëruar nga një buzëqeshje domethënëse i tregojknë të gjitha.

FOTO GALERI
1/5
E veshur me një fustan rozë, që bënte të dukej e mrekullueshme

Top Channel