Egjipt, protestat, dhjetra viktima

29/01/2011 03:45

Përkeqësohet ndjeshëm vetëm në orët e fundit bilanci i viktimave nga protesta e dhunshme në Egjipt.

Burimet mjekësore egjiptiane njoftuan se të paktën 6 persona kanë gjetur vdekjen nga përleshjet mes protestuesve dhe policisë në Aleksandri, 13 në qytetin e Suezit dhe 5 na Kajro.

Të njëjtat burime saktësuan se qindra persona kanë mbetur të plagosur, një pjesë prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Top Channel