Egjipt, Mubarak mbron vrasjet e qytetarëve

29/01/2011 08:10

Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, mbrojti rolin e forcave qeveritare në deklaratën e tij përpara kombit, paravësisht se ato mbahen përgjegjëse për vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e mijëra të tjerëve deri tani.

Vala e protestave në Egjipt preku kulmin e saj një ditë më parë, por Mubarak deklaroi: “Është vetëm një linjë e hollë ajo që ndan lirinë nga kaosi dhe forcat e sigurisë po bëjnë më të mirën për të parandaluar këtë vend që të destabilizohet”.

Deklarata pritet të ndezë një reagim edhe më të madh në protestat që pritet të vazhdojnë edhe ditën e sotme. Pavarësisht se Mubarak shkarkoi kabinetin e tij qeverisës, ai nuk dha dorëheqjen personale.

13 persona mbetën të vrarë në Suez dhe pesë në Kajro në përballjet e një dite më parë. Presidenti Obama lëshoi për herë të parë një deklaratë të fuqishme kundër Mubarakut, duke u vendosur në mbështetjen të popullit egjiptian.

Top Channel