Al Jazira: Egjipti drejt skenarit tunizian

29/01/2011 00:20

Sipas televizionit arab, Al Jazira, Egjipti po shkon gjithnjë e më shumë drejt skenarit të Tunizisë. 

Korespondenti i Al Jazira në Kajro, njofton se shumë prej biznesmenëve, politikanëve dhe njerëzve të tjerë të afërt me regjimin e presidentit Hosni Mubarak, nga frika e përkeqësimit të situatës po braktisin vendin.

Në analizën e televizionit arab, thuhet se largimi i këtyre personave me avionë privatë, është shenjë se situata në Egjipt mund të përkeqësohet gjithmonë e më shumë.

Ndërkohë, presidenti Mubarak, njoftoi shpërndarjen e qeverisë dhe kërkoi ndaljen e menjëhershme të protestave të dhunshme. Gjithësesi pritet të mësohet në orët e ardhshme nëse lëvizja politike e Mubarak do të ulë “zemërimin” popullor.

Top Channel