SHBA-ja dhe Irani arrijnë një “marrëveshje paqeje”, CNN: E konfirmon kryeministri i Pakistanit
Kryeministri tunizian, Muhamed Ganici njoftoi qeverinë e re të tij, ku pas protestave më të fundit u ndryshuan postet e ministrit të mbrojtjes, brendshëm, jashtëm dhe të financave.
Ganuci në një fjalim drejtuar popullit njoftoi ndryshimet dhe tha se kjo qeveri është e përkohëshme dhe do të qendrojë në detyrë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, pas gjashtë muajsh.
Gjithësesi, ndryshimet e ndërmarra nuk ndalën protestat në Tunizi. Mijëra persona zbritën sërish në rrugë e sheshe duke kërkuar dorëheqjen e vetë Ganucit dhe formimin e një qeverie që të mos përbëhet nga asnjë emër i lidhur me kohën kur në krye të shtetit ishte presidenti Ben Ali.
Top Channel