Sudan, vazhdojnë përleshjet ushtri-rebelë

28/01/2011 02:35

Vazhdojnë përleshjet e armatosura mes ushtrisë qeveritare dhe rebelëve në afërsi të kryeqytetit sudanez, Darfur.

Ushtria ka bombarduar një zonë rebele, si dhe ka kërcënuar me vrasjen e të gjithë personave të strehuar në një kamp të mbrojtur nga paqeruajtësit e OKB-së. Ushtria sudaneze pretendon se kampi është një bazë e gjerë ku fshihen rebelët.

Ndërkohë, paqeruajtësit e OKB-së kanë dërguar një tjetër mision në zonën ku janë verifikuar luftimet mes ushtrisë dhe rebelëve, në përpjekje për të shmangur një sulm të mundshëm ndaj kampit të refugjatëve.

Top Channel