Meksikë, katapultë për trafikun e drogës

28/01/2011 10:00

Trafikantët meksikanë të kokainës janë kthyer mbrapa në kohë për të trafikuar drogën, duke përdorur katapultat e lashta për ta futur atë në SHBA.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave zbulimi u bë nga rojet kufitare amerikane dhe ato meksikane, të cilat sekuestruan dy katapulta të tilla.

Sipas burimeve, sekuestrimi është bërë pasi rojet që mbikëqyrin kufirin  kishin parë para disa ditësh disa grupe njerëzish që po përgatisnin katapultat për të hedhur drogën përtej gardhit kufitar.

Autoritetet amerikane njoftojnë se shkak për përdorimin e kësaj metode antike është bërë rritja e kontrolleve në kufijtë rrugor dhe detarë.

Top Channel