Mandela lë spitalin

28/01/2011 11:50

Ish-presidenti afrikanojugor, Nelson Mandela, është lejuar pak më parë të largohet nga spitali ku ndodhej i shtruar që prej dy ditësh, në Johanesburg, lajmëroi BBC.

92-vjeçari është rikthyer të gëzojë një gjendje shëndetësore të mirë, një lajm që vjen si një lehtësim i madh për simpatizantët e tij të shumtë, në ankth pas ndihmës së marrë për bllokimin në mushkëri.

Një karvan makinash ka mbërritur në spital, për të organizuar dërgimin e të moshuarit në shtëpi. Mandela është një hero në vendin e tij, pasi udhëhoqi lëvizjen që çliroi nga skllavëria pjesën dërmuese të popullsisë, të përbërë nga njerëz me ngjyrë.

Top Channel