Mandela, dita e dytë në spital

28/01/2011 08:10

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, është duke kaluar ditën e tij të dytë në spital, ndërsa rriten gjithmonë e më shumë shqetësimet rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Sipas deklaratës së zyrës së presidentit, 92-vjeçari Mandela është duke iu nënshtruar testeve të specializuara në Johanesburg dhe nuk ka arsye për panik.

Megjithatë, një burim brenda spitalit, pa dashur të identifikohej bëri me dije se ikona e luftës kundër aparteitit pësoi një bllokim në mushkëri. Ai gjithsesi nënvizoi se gjendja e tij nuk ishte kërcënuese për jetën.

Ndërkohë, kordonet e policisë jashtë spitalit janë shtuar, në një përpjekje për të mbajtur larg turmat e panumërta të gazetarëve dhe mbështetësve të ish-presidentit.

Top Channel