Korea e Jugut refuzon bisedimet parlamentare

28/01/2011 08:35

Korea e Jugut refuzoi ftesën e fqinjëve veriorë për bisedime parlamentare, raportoi BBC gjatë mëngjesit.

Autoritetet e Seulit e cilësuan ofertën si të pasinqertë, duke këmbëngulur në zhvillimin vetëm të bisedimeve ushtarake, për të cilat u arrit një marrëveshje një javë më parë.

Ndërkohë besohet se Korea e Jugut ka tërhequr parashtrimin e kërkesës zyrtare për falje, mbi bombardimin e ishullit në dhjetor dhe sulmin mbi një anije luftarake gjatë 2010-s.

Peniani pretendon se nuk e ka bombarduar ndonjëherë ishullin në fjalë, ndërsa justifikohet për sulmin ndaj luftanijes duke thënë se ishte provokuar prej tyre.

Top Channel