Kate Moss ndërton një bar brenda shtëpisë
28/01/2011 16:00
Modelja Kate Moss do të transferohet këtë javë në shtëpinë e saj 8 milionë euroshe në Highgate (Londër).
Për të mos pasur nevojë të dalë jashtë për të festuar, modelja britanike 37-vjeçare ka vendosur të ndërtojë një bar-diskotekë-karaoke brenda shtëpisë.
“Do të ketë karaoke, vend për orkestër, divane gjigandë, një bar dhe një skenë”, tha një burim për ‘The Sun’.
Kate Moss dhe partneri i saj, Jamie Hince, po përgatisin festën e parë, atë të mirëseardhjes në shtëpinë e re.
Top Channel