SHBA-ja dhe Irani arrijnë një “marrëveshje paqeje”, CNN: E konfirmon kryeministri i Pakistanit
Një zjarr në një traget në Indonezi ka shkaktuar vdekjen e të paktën 11 personave dhe plagosjen e qindrave të tjerëve, raportuan zyrtarë të vendit gjatë mëngjesit.
Zjarri shpërtheu në orën tre të mëngjesi ose tetë të mbrëmjes me atë shqiptare, pak përpara se anija u largua nga ishulli i Javës, me destinacion Sumatrën.
427 persona janë shpëtuar dhe besohet se asnjë tjetër nuk ka mbetur më në bord. Disa prej të mbijetuarve u hodhën në det me komardare e veshje shpëtimi.
Televizioni Indonezian po transmeton pamje të helikopterëve që përpiqen të shuajnë zjarrin duke hedhur ujë nga lart, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e kësaj tragjedie.
Top Channel