Indi, amerikani i vë flakën vetes

28/01/2011 13:30

Një amerikan 71-vjeçar ndërroi jetë pasi i vuri flakën vetes në rënojat e një tempulli budist në Indi, më parë gjatë ditës, raportoi “Associated Press”.

Jeff Knaebel ndezi veten pasi ishte spërkatur me benzinë, në atë që ai e konsideroi si një shenjë proteste ndaj mizorisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Indi.

Amerikani ishte një minator i dalë në pension, adhurues i flaktë i Gandit. Në mbërritjen e tij në Indi në vitin 2009 ai kishte grisur pasaportën, duke e cilësuar veten si një qytetar të botës së lirë.

Më vonë, Knaebel aplikoi për një pasaportë indiane, por autoritetet e mohuan disa herë radhazi këtë kërkesë. Besohet se refuzimi çoi në një gjendje depresive 71-vjeçarin.

Top Channel