Gruaja i lindi vajzë, burri i pret krahët

28/01/2011 03:15

Fat rrënqethës për një grua në Pakistan, ku diskriminimi ndaj femrave dhe fëmijëve është në nivele alarmante, sipas raporteve të shoqatave të të drejtave të njeriut.

Në rastin më të fundit, një bashkëshort në krahinën e Punjabit i ka prerë duart bashkëshortes së tij pasi ai për të katërtën herë radhazi lindi një vajzë.

Policia pakistaneze, njoftoi se e gjeti gruan të shtrirë në tokë në një pellg gjaku dhe gjendja e saj shëndetësore është e rëndë pasi ka humbur shumë gjak, ndërkohë që është prangosur bashkëshorti agresor.

Por edhe pse arrestimi është kryer, organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, druajnë se ai mund të dënohet. Ato thonë se ashtu si në shumicën e rasteve të ngjashme, ai do të lihet i lirë.

Top Channel