Franca mohon sërisht martesat gay

28/01/2011 10:50

Gjykata Kushtetuese Franceze vendosi në mbrojtje të ligjit që ndalon martesat gay, duke refuzuar kërkesën e radhës për t’u martuar nga një çift femrash që kanë adoptuar katër fëmijë.

Aktivistët shpresonin që Franca t’i bashkohej Spanjës dhe Belgjikës, që së fundmi kanë legalizuar martesat mes të njëjtit seks, por Gjykata u shpreh fuqimisht kundër kësaj mundësie.

Në vitin 2004, Kryetari i Bashkisë së një qyteze miratoi martesën midis dy burrave, por Këshilli i Lartë i Drejtësisë reagoi menjëherë duke anulluar aktin.

Megjithatë, një sondazh i pavarur tregon se shumica e francezëve janë pro lejimit të këtyre martesave, me 58% që mbështesin ndryshimin kushtetues dhe 35% që shprehen kundër.

Gratë që ngritën çështjen jetojnë së bashku prej 15 vitesh dhe rrisin katër fëmijë. Spanja, Holanda, Belgjika, Portugalia, Suedia, Norvegjia dhe Islanda janë vendet e vetme në botë që lejojnë martesat homoseksuale.

Top Channel