Egjipt, vritet manifestuesi në Suez

28/01/2011 16:45

Një manifestues ka mbetur i vrarë gjatë përleshjeve me policinë në Suez, në Egjipt. Lajmin e ka bërë të ditur Al Jazira.

Ndërkohë janë 400 manifestuesit e arrestuar vetëm në Kajro. Sipas CNN, Mohamed El Baradei është vënë në arrest shtëpie.

Forcat e rendit po braksitin pozicionet e tyre në Aleksandri, pasi protestuesit i kanë vënë zjarrin selisë qeveritare.

Al Jazira dhe CNN flasin për prezencën e ushtrisë në rrugët e Kajros.

Top Channel