Egjipt, tension e përplasje në protesta

28/01/2011 13:05

Me mijëra protestues po përplasen me forcat e policisë në Kajro, ndërsa protestat antiqeveritare në Egjipt kanë hyrë në ditën e kartërt, raportoi shtypi ndërkombëtar.

Policia po përdor gaz lotsjellës dhe zjarrëfikëse për të shpërndarë turmën, e cila nga ana saj përgjigjet me gurë.

Qytetarët kanë dalë edhe në rrugët e qyteteve bregdetare të Suezit dhe Aleksandrisë. Autoritetet e Kajros janë shprehur të gatshme të hapin dialog me protesuesit, por ndërkohë kanë prerë shërbimet e internetit dhe të telefonisë celulare në vend.

Vala e protestave pritet të vazhdojë deri pasdite. Kjo është dita e katërt e demonstratave në vendin me 80 milion banorë, por sipas raportimeve, numri i pjesëmarrësve sot është rekord.

Top Channel