Egjipt, qeveria “kërcënon” protestuesit

28/01/2011 02:00

Qeveria egjiptiane ka paralajmëruar protestuesit se do të ndërmarrë masa akoma më të ashpra ndaj tyre në rast se do të vazhdojnë protestat kundër presidentit, Hosni Mubarak.

Në një deklaratë për shtyp, ministri egjiptian i brendshëm tha se do të adoptohen të gjitha mjetet e nevojshme për të ndalur protestuesit. Ai la të kuptohej se policisë mund t’i jepej dorë e lirë për të qëlluar kundër protestuesve.

Ndërkohë, lideri i opozitës egjiptiane El Baradei, i rikthyer në Egjipt për të udhëhequr protestat popullore, i kërkoi presidentit Mubarak të dëgjojë zërin e popullit e të mos kundërshtojë kërkesat e tij.

Edhe komuniteti ndërkombëtar ka reaguar ndaj protestave të ditëve të fundit në Egjipt, të marra shkas nga “revolucioni” në Tunizi. Ndërkombëtarët kërkuan nga autoritetet vendase të mos pengojnë manifestimet paqësore dhe as mjetet e komunikimit, vecanërisht ato online.

Top Channel