Egjipt, Mubarak vendos ndalim-qarkullimin

28/01/2011 17:20

Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak ka vendosur ndalim-qarkullimin në Aleksandri dhe Suez dhe ka urdhëruar ushtarakët që të mbështesin policinë për vendosjen e rendit publik.

Mubarak ka marrë këtë vendim si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura për të mbrojtur të mirat publike dhe për të ndaluar shkatërrimet.

Ndërkohë, burime të sigurisë bëjnë të ditur se 400 manifestues janë arrestuar në Kajro.

Top Channel