Egjipt, largohet qeveria

28/01/2011 23:55

Përballë protestave masive të popullit, presidenti egjiptian, Hosni Mubarak ka njoftuar mbrëmjen e së premtes gjatë një fjalimi televiziv drejtuar kombit, dorëheqjen e qeverisë.

“Nesër në mëngjes do të urdhëroj formimin e një qeveri të re”, tha Mubarak i cili kërkoi nga manifestuesit të ndalin menjëherë protestat e dhunshme që kanë përfshirë të gjitha qytetet e vendit.

Ndërkohë, mësohet se në qytetin e Suezit vetëm ditën e premte kanë gjetur vdekjen 11 persona, ndërsa na Kajro bëhet fjalë për mbi 1 mijë të plagosur.

Top Channel